Denoncimi i fortë i ambasadores, Kim: Ka shit-blerje votash! Autoritetet të bëjnë punën, të merren masa

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar lidhur me rastet e shit-blerjes së votës të raportuara së fundmi në media vetëm 4 ditë para zgjedhjeve lokale.

Kryediplomatja amerikane theksoi se autoritetet duhet të bëjnë punën e të marrin masa ndaj atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet që dënohet me ligj.

“Të gjithë që kanë të drejtë vote të votojnë! Kemi parë raportime për shitje dhe blerje votash, shpresojmë që autoritetet të bëjnë punën e tyre. Partitë të reagojnë dhe të ndërmarrin veprime, kur personat blejnë vota në emër të tyre”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Deri tani janë të pakta rastet e denoncuara për shitblerjen e votave, e megjithatë zhdukja e këtij fenomeni duket e largët, me varfërinë dhe korrupsionin që gërshetohen mes tyre.