Drogë në mes të pyllit/ Milot, në pranga një 28-vjeçar, mbolli 285 bimë me kanabis

Në një zonë të Pyllëzuar në fshatin Gallatë të Milotit u gjetën një sasi e konsideruar kabanisi. Një 28-vjeçar ra në pranga, ndërsa droga u pikas nga nëj dron I policisë në mes të pyllit

Këto janë pamjet që janë filmuar me dron në fshatin Gallatë të Milotit.

Në mes të kësaj zone të pyllëzuar ishin disa parcela me kanabis!

Pas kontrolleve me dron, policia zbarkoj në vendin ku u identifikua kanabisi.

Në pranga u vu një 28-vjeçar, ndërsa në mes të pyllit u gjetën 285 bimë kanabisi.

Në pranga ra një 28-vjeçar, I identifikuar si Arnold Bibaj.

Uniformat blu bënë me dije, se Bibaj e kishte kultivuar lëndën narkotike, në një zonë pyjore, në fshatin Gallatë, ndërsa thanë se 285 rrënjët me kanabis u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Po ashtu Policia deklaroi se ka nisur edhe një procedim penal, në gjendje të lirë, për kryeplakun e fshatit Gallatë, Gjon Bibaj, 51 vjeç, për shpërdorim detyre.

Drogë në mes të pyllit/ Milot, në pranga një