Debati për draftin e asociacionit, Kurti: Ekipi menaxhues e ka përfunduar misionin dhe funksionon e vet

I akuzuar nga Beogradi dhe kritikuar nga Brukseli, Kryeministri i Kosovës mbron vendimin për shkarkimin e hartuesve të draftit të asociacionit që refuzoi në Bruksel. Albin Kurti thotë se tashmë pret përgjigje për propozimin e tij të frymëzuar nga ligji kroat për Serbët.

Kryeministri i Kosovës mbron vendimin për shkarkimin e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pas dështimit të negociatave me Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Altin Kurti tha se ata e përfunduan misionin.

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionon e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj. Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme.”

Por cfarë pritet të ndodhë tani ? Kurti pret një tjetër takim me ndërmjetësit e dialogut

“Hapat e radhës besoj se do të jetë një takim i yni me ndërmjetësit. Besoj se kjo do të ndodhë gjatë këtij muaji. Pas këtij takimi do të mund të shohim cilët do të jenë hapat tjerë përpara dhe këta hapa do të jenë vetëm për zbatimin dhe sekuencimin e zbatimit.”

Kurti thotë se më 2 maj prezantoi vizionin e tij si duhet të rregullohet Neni 7 i marrëveshjes së arritur, ku flitet për nivelin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, mirëpo nuk ka marrë vlerësim nga ndërmjetësit.

“Ky draftvizion që e kam prezantuar unë aty është i inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht për pakicën serbe. Marrëveshjen për modelin për mbrojtjen e pakicës serbe në Kroaci e ka pranuar edhe Serbia, prandaj ne kemi konsideruar që ky është vendi që ne do të mund të marrim frymëzimin tonë.”

Veç Serbisë që e ka vendosur si kusht, formimi I asociacionit është kërkesë e vazhdueshme e SHBA dhe BE për Kosovën, por qeveria e Albin Kurtit e kundërshton si anti kushtetuese.