Alarm edhe në Slloveni/ Dy shkolla marrin email kërcënues. Motivuar nga të shtënat në Beograd?

Policia siguroi dy shkolla fillore në Trbovlje në Slloveninë qendrore pasi mori dy email kërcënues të enjten, që besohet të jenë të motivuara nga të shtënat masive në shkollën Vladislav Ribnikar, njoftoi agjensia e lajmeve STA.

Siç raporton shërbimi publik slloven RTV Slloveni, oficerë policie janë dërguar para shkollave në Trbovlje, pas një emaili kërcënues.

Drejtoresha e shkollës, Petra Çede, ka thënë se i ka njoftuar prindërit se emaili kërcënues ka ardhur dhe se ka ndodhur edhe më parë, për këtë arsye janë njoftuar edhe institucionet përkatëse për ngjarjen.

Shkollat ​​janë të siguruara, kurse mësimi dhe aktivitetet e tjera po zhvillohen normalisht, megjithatë rreth 10 për qind e nxënësve nuk erdhën në shkollë.

Chede i tha STA se ishin marrë masa shtesë, duke shprehur shpresën se kërcënimi me email ishte thjesht një shaka.