La pas 8 të vdekur, publikohen fotot e viktimave në Serbi, më i riu vetëm 15 vjeç

La pas 8 të vdekur, publikohen fotot e viktimave në Serbi, më i
Mediat serbe kanë publikuar fotot e 8 viktimave që u vranë nga i riu serb.

Krimi i tmerrshëm që ndodhi mbrëmë ka tronditur fshatarët e Dubonës, Malo Orašje dhe Šepshin.

Përveç 8 të vrarëve, mbetën të plagosur 14 të tjerë, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Autori 21 vjeçar U.B u arrestua mëngjesin e sotëm pak pas orës 8, kur forca të forta policore e gjetën dhe e arrestuan në afërsi të Kragujevcit.

Në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit, janë vrarë polici M.P 22 vjeç, motra e tij K. P dhe shoku i tyre D.T 25 vjeç.

Në këtë akt të pakuptimtë janë vrarë edhe N.S, L.M, A.M, N.M.

Viktima më e re në këtë masakër mësohet se është vetëm 15 vjeç.

Ngjarja e rëndë u regjistrua vetëm një ditë pas masakrës në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Beograd, ku një nxënës vrau tetë nxënës dhe një roje dhe plagosi gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues.