Admir Sinamati me banorët e Orgjostit: Ka mungesë investimesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2023, 11:42
Admir Sinamati vijon turin e takimeve me banorë të Kukësit. Në fshatin Orgjest, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, ka dëshmuar mungesën e investimeve për komunitetin.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati, ishte në fshatin Orgjost ku pa nga afër degradimin e rrugëve të fshatit.
Në bashkëbisedimin me banorët, kandidati u shpreh se ky fshat është lënë në harresë nga pushteti lokal.
Janë 13 hidrocentrale që zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe në kontratë duhej të realizonin investime për komunitetin, por kjo nuk ka ndodhur.
Sinamati i ka premtuar banorëve investime të vazhdueshëm për të përmirësuar gjendjen e fshatit.



