Zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara takohet me banorët e Sukthit: Ky është ndryshimi! Bashkë do t’ja dalim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2023, 20:34
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka takuar sot qytetarët e Sukthit.
Gjatë këtij takimi ai është njohur me problematikat e qytetarëve, ndërsa u ka shpalosur atyre programin e tij.
“Ky është ndryshimi! Besimi se bashkë do t’ja dalim! Një shtrëngim duarsh, si një premtim!
Premtim i njerëzve të lirë! Në Sukth, si kudo në Durrës. Qyteti je ti!…”, shkruan Cara.