Meta nga Mati: Gjuci fitore për të gjithë matjanët, fuqia jonë tek integriteti i kandidatëve tanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2023, 22:45
Kreu i PL Ilir Meta ishte sot në takim me banorë të Matit bashkë me kandidatin e "Bashkë Fitojmë" Skënder Gjucit.
Meta u shpreh se fitorja e Gjucit është një fitore për të gjithë matjanët si një kryebashkiak shumë i lidhur me qytetin dhe bashkëqytetarët e tij.
"Fuqia e koalicionit tonë qëndron te integriteti i kandidatëve tanë të zgjedhur në mënyrën më demokratike dhe përkushtimi i tyre ndaj qytetarëve.
Fitorja e Skënder Gjucit do të jetë fitore e të gjithë matjanëve, sepse në Bashkinë e Matit do të kemi një kryebashkiak që është shumë i lidhur me qytetin dhe bashkëqytetarët e tij.
Bashkë Fitojmë!" u shpreh Meta.
