Fushata me tensione, Sharka: Socialistët po bëjnë presione në Lushnje
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë Lushnje, Eduart Sharka në një intervistë për RTV Ora deklaroi se po bëhet një fushatë e pandershme duke akuzuar Taulant Ballën se po i ushtron presion administratës për vota.
"Është një fushatë e pandershme. Po shfrytëzohet pushteti i partisë dhe e gjithë qeveria në favor të Taulant Ballës duke i bërë presion administratës, duke i kërkuar të sjellin vota e duke marrë emra deri në 10 persona përtej familjes. Duke i bërë presion se do të intervistohen nga sondazhe e nëse njëri prej tyre nuk vjen për të votuar do kemi probleme me vendin e punës. Presion tek ndihma ekonomike, në të gjitha mënyrat. Madje këto ditë vazhdojnë ndërtimet me emetimet e shtëpive duke lejuar punën në kompesiom të votës," tha ai.
Sharka u shpreh se është i gatshëm për një debat publik nga kandidatja socialiste.
"Apsolutisht, ne e kemi shprehur. Lushnja meriton të ketë një garë me një debat mes kandidatëve, e ka bërë në 2003, në 2007. Unë kam ditë që e kam hedhur dorashkën dhe jam i gatshëm për një debat civil mbi alternativat që ofrojmë për qytetarët e Lushnjes," tha ai.
Shkarka u shpreh se PD-ja në Lushnje është e bashkuar dhe në mbështetje të kandidaturës së tij.
"Baza e PD-së në Lushnje është e bashkuar. Jemi në fushatë të gjithë bashkë, kjo ëm jep krenari dhe kënaqësi që të gjtiha strukturat e PD-së më mbështesin.
Në Lushnje shpërdorimi i fondeve publike tashmë nuk është gjë e re, por e vërtetuar dhe me vendime gjykate. Do kisha dashur nga PS që të paktën të mos kishin zgjedhur një kandidat që të kishte qënë i punësuar në Bashkinë e Lushnjes apo të ishte i pastër nga aferat e dënuara nga gjykata," tha ai.
Sharka prezantoi disa projekte e nisma si sistemi i trajtimit të ujërave, ndërtimin e një parku, uljen e taksave
"Alternativa jonë përqaset nga standarder europiane. Ne do të bëjmë punët që duhen pasi infrastuktura nëntokësore e disiplinimit të ujërave të ndotura për të mos ndotur ambjentin është një punë që nuk duket por duhet.
Pika e dytë është një park i gjelbër në Lushnje. Kemi qënë me fat që e kemi gjetur një sipërfaqe prej 2-3 ha që është e mundur për ta kthyer në park. Projektin e kemi mbaruar, ka dalë e shkëlqyer.
30 % do të jetë ulja e taksave," tha ai.