Pas Britanisë, Rama pritet të udhëtojë drejt Greqisë të premten, merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2023, 14:20
Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Greqisë të premten ku dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi i cili ka nisur që të ditën e mërkurë në qytetin historik të Delphit.
Në këtë forum do të marrin pjesë krerë shtetesh, politikbërës si dhe udhëheqës biznesi nga e gjithë bota.
Një mori folësish të shquar do të trajtojnë një sërë çështjesh nga lufta në Ukrainë dhe globalizimi deri te Greqia si një qendër arsimore dhe e ardhmja e Demokracisë.
Forumi Ekonomik Delphi është një organizatë jofitimprurëse, e drejtuar nga anëtarët, e angazhuar për të ofruar dhe promovuar ide inovative për rritje të qëndrueshme dhe konkurruese për Evropën dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor.
