Alibeaj në Shkodër "mbron" Ramën: Ai është progres krahasim me Berishën e Metën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2023, 17:42
Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte në Shkodër për të bërë thirrje që të votonin kandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në fjalën e tij, Alibeaj tha se në krahasim me kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama duket me të vërtetë një alternativë.
Alibeaj: Edi Rama thotë vetëm përpara, kurrë mbrapa. Mesazhi i tij në fakt duket i vërtetë vetëm kur njerëzit e krahasojnë kryeministrin e vendit dhe qeverisjen e tij, qeverisjen skandaloze të tij, kur e krahasojnë me Berishën dhe Metën, të cilët janë regres absolut. Edhe subkoshienca u ka folur. Vetëm ekzistenca politike për 33 vite e Berishës dhe Metës e bën Ramën që të duket si një alternativë.
