Pronari u refuzon hyrjen në Fast Food të dehurve, sherr dhe kërcënim me thika në Pogradec

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.

Nga pamjet e siguruara shihet ndërhyrja e policisë për të shoqëruar personat e përfshirë në sherr.

Siç duket në video, njëri prej tyre mban në dorë mjete të mprehta.

Ora News mëson se konflikti ka ndodhur mes 4 personave, 3 të dehurve dhe pronarit të një Fast Foodi në Pogradec.

3 të dehurit kanë shkuar në Fast Food, ndërsa pronari i Fast Foodit nuk ka dashur që të futen brenda duke u kërkuar të dalin jashtë.

Aty është agravuar situata, dhe pronari ka marrë në dorë thikat që përdoren për të prerë mishin, duke i kërcënuar të dehurit.

Policia ka nisur procedim penal për 4 personat dhe po kryen veprimet e mëtejshme.