Mjerim migjenian në Fushë-Milot/ Nënë e bir, Gjyle dhe Shkëlqim Hyseni kërkojnë strehim dhe ushqime
Familja Hyseni në Fushë Milot, jetojnë në një banesë jashtë çdo standardi jetik. Kërkojnë një banesë më të mirë dhe ushqime për vaktet e tyre.
Në këtë ndërtesë në fshatin Fushë-Milot, jetojnë nënë e birë, Gjyle dhe Shkëlqim Hyseni së bashku me nipin e shtëpisë.
Në muret e saj dallon qartë prania e tymit të zjarrit që përdorin për t’u ngrohur e për të gatuar.
Ndërsa në dysheme e ato pak ushqime që kanë konsumuar së fundmi.
E zonja e shtëpisë tregon se është e sëmurë dhe nuk ka mundësi të punojë.
“Unë jam e sëmurë. Më janë djegur flokët duke u larë prej tensionit”, thotë ajo.
Shtëpia në të cilin jetojnë është i pamjaftueshëm për të tre, ndaj kërkojnë ndihmë për zgjerimin e saj.
“Po patën mundësi të na bëjnë një dhomë tjetër, në këtë banesë këtu”, thotë ajo.
Nuk mungon as thirrja për ushqim.
“Me na sjellë ushqime, na ndihmojnë disi të paktën”, thotë Shkëlqimi.
Ata thonë se ndihen të harruar nga bashkia e Kurbinit, ndaj më së shumti shpresë kanë te ndihma që do i ofrojnë qytetarët.




