Nuk i del inati/ Vuçiç falënderon shtetet që votuan kundër pranimit të aplikimit të Kosovës në KiE
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur i mllefosur nga pranimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se Hungaria e ka befasuar për të mirë, si një nga 7 vendet që votuan kundër, ndërsa për ata që abstenuan apo votuan pro, ish-ministri i kriminelit Millosheviq u shpreh se do të ndikojnë në raportet e tyre.
Vuçiç, që tregoi hapur se ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër, ka kërkuar nga Hungaria që të mos e mbështesë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai tha se priste abestnim nga shteti hungarez por votuan kundër. Ai falënderoi edhe vendet e tjera që votuan kundër.
“Vendimi i Hungarisë është i papritur dhe i jam pafundësisht mirënjohës kryeministrit hungarez Viktor Orban për marrjen e një vendimi të tillë. E luta të shtunën nëse mund të merrte në konsideratë qëndrimin e Serbisë, duke pritur dhe shpresuar që hungarezët të abstenojnë nga votimi, ata u treguan si miqtë më të mëdhenj, më të mëdhenj të Serbisë, ata votuan kundër dhe mirënjohja ime e pafund për kryeministrin Orban dhe ministri (i Jashtëm hungarez) Szijjarto. Ata e bënë atë në një mënyrë shumë të qartë dhe të heshtur, duke mos u fshehur nga askush, duke mos i bërë padrejtësi askujt, por tashmë kishin pikëpamjet e tyre të sakta politike, dhe faleminderit për këtë, faleminderit Spanjës, faleminderit Qipros, faleminderit Rumanisë, faleminderit Azerbajxhani, faleminderit (kryeministrit) Grabishvilit në Gjeorgji”, deklaroi Vuçiç.
Presidenti serb deklaroi se vota pro e Malit të Zi, por edhe e vendeve të tjera, do të ndikojë në raportet mes tyre.
