Shpallen rezultatet e votimeve në veri, Vetëvendosje dhe PDK ndajnë mes tyre 4 komunat me shumicë serbe

Lëvizja Vetëvendosje do të drejtojë komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, atë të Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Komisioni Qëndror i Zgjjedhjeve në Kosovë zyrtarizoi rezultatet e zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat me shumice serbe në veri.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u bojkotuan nga partitë dhe qytetarët serbë në veri të Kosovës, sipas porosisë së Beogradit zyrtar.

Sipas të dhënave të KQZ vetëm 1.567 votues apo 3.47 për qind e totalit ushtruan të drejtën e votës.

Partia Demokratike mori rezultatin më të lartë në Zubin Potok e Zveçan.

KQZ e Kosovës ndau mandatet dhe për këshilltarët në Leposaviq e Zveçan.

Procesi zgjedhor në 4 komunat në veri të Kosovës kaloi pa incidente, ndërsa qytetarët veç disa shkollave u ftuan të votojnë në kontejnere.

Komuniteti ndërkombëtar shprehu keqardhje për bojkotin e partive serbe në proces, pasi vetëm një kandidate e pavarur serbe ishte në garë për drejtimin e Komunës së Zveçanit.