"Ku ku moj sa e ke tund…", Ronela Hajati zbulon incidentin para jurisë së Eurovizionit

E ftuar në "Why Not"  të shtunën, këngëtarja Ronela Hajati zbuloi një incident të ndodhur me flokët përballë jurisë së Eurovizionit.

Pyetje: Kur bën stilin helikopter me flokët të ka ndodhur të këpusësh mish?

Ronela Hajati: Mish nuk kam këputur por flokët më kanë rënë. Flokët e Kacit. Ishte një natë para gjysmëfinales së Eurovizionit, ishte për jurinë, tamam spektakli. Pikët e jurisë janë dhënë një ditë para asaj që kanë parë njerëzit në televizor.Kaci thoshte e kemi bërë një bisht shumë të mirë. Unë e tunda kokën dhe pap e ndjeva një si peshë. Unë Thank You Europe dhe mu var një flok i madh. Kaci tmerrësisht i qetë thotë: Ku ku moj pse të ranë ty, sa e ke tund.

Niko Komani: Kaci e kuptoi me shumë vonesë. Ne e pamë dhe ishim të ngrirë.

Ronela Hajati: Më ra bishti. Na ra koka në tokë. Mish kisha këputur para katër ditëve.