Niko i thotë të gjitha/ Zbulon shoqen e ngushtë, cila e ka paguar më shumë dhe kush nuk i ka dhënë lekët

Ronela Hajati dhe Niko Komani ishin të ftuarit specialë në "Why Not" të shtunën.

Niko u vu përballë pyetjeve provokuese të Xhoi Jashtëtokësorit ku ju desh të zgjidhte shoqen e ngushtë mes vajzave të njohura të shoë bizit shqiptar me të cilat bashkëpunon.

Jo vetëm kaq. Stilistit ju desh të zbulojë edhe se cila e ka paguar më shumë dhe cila është ajo që nuk i ka dhënë paratë për punën që ka bërë.

Pyetje: Ronela Hajati, Roza Lati, Sara Kolami, Kiara Tito. Kush është shoqja jote e ngushtë e vërtetë.

Niko Komani: I kam motra, jam një fëmijë i vetëm me shumë motra. Me secilën kam marrëdhënie të ndryshme. Di ti ndaj gjërat. I kam të gjitha shumë xhan por nuk do të thotë se janë më shumë se kaq sa përmenda.

Pyetje: Cila të ka paguar më shumë për ti veshur?

Niko Komani: Ronela sepse kemi pasur projekte internacionale prandaj.

Ronela Hajati: Hidhet leku lumë.

Niko Komani:  Sa turp.

Ronela Hajati: Ti kam dhënë, do të jap pastaj lekë prapë.

Pyetje: Është ndonjë që nuk t'i ka dhënë akoma lekët për veshjet?

Niko Komani: Jo jo, mi kanë dhënë. Mi kanë dhënë edhe me zor. Njerëzit janë të informuar dhe bëjnë parapagesa tani.