"Jam f*cking famous"/ Lëvizje provokuese dhe përqeshje mbi varr, ja pse po "kryqëzohet" Megi Pojani (VIDEO)

"Jam f*cking famous"/ Lëvizje provokuese dhe përqeshje mbi

Një video e Megi Pojanit duke bërë disa skena të pahijshme në varreza po bëjnë sot xhiron e rrjetit.


Moderatorja e cila ndodhej së bashku me motrën e saj, Marsin tek varri i stërgjyshes ka bërë disa xheste tallëse dhe provokuese teksa po i pastronte vendin.

E ndërsa sillej sikur ishte shumë e mërzitur dhe duke vuajtur, më pas ajo fillon të qeshë kurse motra e saj i thotë që të kërkoj falje për veprimin që bëri.

"Jam f*cking famous"/ Lëvizje provokuese dhe përqeshje mbi

Mirëpo Megi nuk ka pranuar teksa shprehet se sërgjyshja nuk e ka idenë se stërmbesa e saj është shumë e famshme. Videoja është publikuar nga vetë Marsi  në Instagramin e saj, e cila më pas e ka fshirë.

Megi: Jo nuk e them, ajo as nuk e di se çfarë po bëj. Ajo as nuk e di që Instagrami ekziston, nuk e di se këtë gje do te shikoj e gjithë bota sepse stërmbesa e saj është e famshme. Po, jam e famshme më shiko, shikoje këtë fytyrë, kjo kushton para.

Ky veprim i aktores ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit të cilët e kanë kritikuar ashpër atë.