Pheniani paralajmëroi lëshimin e satelitit të parë ushtarak të spiunazhit, Japonia në alarm, vendos ushtrinë në gatishmëri

Japonia ka urdhëruar ushtrinë të kalojë në gjendje gatishmërie për sulme anti raketë pas kërcënimeve të Koresë së Veriut për lëshimin e një sateliti me kokë inter-kontinentale.  Ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar vendosjen e sistemeve mbrojtëse në rajonet kufitare ku edhe më parë kanë fluturuar raketat gjatë testimeve të Phenianit.

Japonia urdhëroi ushtrinë të qëndrojë në gatishmëri për kundër-sulme ndaj raketave balistike të Koresë së Veriut.

Vendimi erdhi pasi Pheniani deklaroi se është gati të lëshojë satelitin e parë ushtarak të spiunazhit.

Ky lëshim në orbitë kërkon një predhë me rreze të gjatë, që i dalohet Koresë së Veriut për shkak se Kombet e Bashkuara i shohin manovra të tilla si teste të raketave balistike.

Të shtunën ministr japonez i mbrojtjes, Yasukazu Hamada, urdhëroi Forcat e Vetëmbrojtjes të qëndronin gati pasi “ekzistonte mundësia për lëshimin e urdhërit të masave shkatërruese ndaj raketave balistike”.

Zyrtari japonez udhëzoi ushtarët që “të zbatojnë masat e nevojshme për të kufizuar dëmet në rast se ndonjë raketë balistike do të bjerë në tokë”.

Ai urdhëroi përgatitjet për dislokimin e sistemeve SM-3, për pengimin e raketave, por edhe të njësive ushtarake në Okinava, që mund të operojnë raketat Patriot PAC-3.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un këtë javë urdhëroi agjencinë hapësinore të vendit të tij që të bënte përgatitjet përfundimtare për lëshimin e satelitit.

 Kim përmendi ato që i përshkroi si kërcënime serioze të sigurisë për kombin nga "retorika më armiqësore dhe veprimet më të qarta" të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Në 2012 dhe 2016, Koreja e Veriut testoi raketa balistike të cilat Pheniani i quajti lëshime satelitore. Të dy raketat fluturuan mbi rajonin Okinaëa të Japonisë.

Megjithë planet e deklaruara, Koreja e Veriut nuk ka treguar se kur synon ti lëshojë këto raketa.

Ministrat e Jashtëm të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) u takuan gjatë kësaj jave dhe kërkuan që Koreja e Veriut që të përmbahet nga lëshimet e mëtejshme të raketave balistike, pasi gjatë këtij viti Pheniani ka intensifikuar numrin e këtyre testimeve.

Shumë ekspertë vënë në dyshim nëse Koreja e Veriut ka kamera të sofistikuara për t'u përdorur për qëllime spiunuzhi nga një satelit, për shkak se pas lançimeve të mëparshme, janë publikuar vetëm imazhe me rezolucion të ulët.