Këlliçi e sfidoi, Braimllari: Belind vazhdo punën, mos e prit më trenin elektrik të mashtruesit Veliaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2023, 14:40
Endrit Braimllari, nënkryetari i Partisë së Lirisë, shkruan në Facebook se Belind Këlliçi nuk duhet të presë më trenin elektrik të mashtruesit Veliaj.
Ai shton se trenin elektrik me siguri do ta kenë çuar në Maliq për ta lidhur me pyllin e fazanëve, ku për 25 vite ai mashtruesi tjetër që drejton bashkinë e Maliqit nuk ka zgjidhur akoma ujërat e zeza.
Braimllari: Belind të lutem vazhdo punën dhe mos e prit më trenin elektrik të mashtruesit Veliaj. Se trenin elektrik me siguri do ta kenë çuar në Maliq për ta lidhur me pyllin e fazanëve, ku për 25 vite ai mashtruesi tjetër që drejton bashkinë e Maliqit nuk ka zgjidhur akoma ujërat e zeza.
