Shehu: Pas 14 majit gjithçka do i kthehet normalitetit. Do fitojmë! Ora po numëron mbrapsht në Dropull!

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka pasur një takim me banorë në Derviçan, ku ka prezantuar kandidatin për kryebashkik të Dropullit, Thanas Meneka.

Në një reagim në ‘Facebook’, Shehu theksoi se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të arrijë të fitojë në zgjedhjet e 14 majit.

REAGIMI I SHEHUT

#VotoManeka
#VotoBashkefitojme #voto1

Dropulli e ka bere zgjedhjen e tij! Nje takim impresionues sot ne Dervican me banore te Dropullit e Kryetarit te ardhshem te Bashkise Z.Thanas Maneka dhe Keshillit te ardhshem Bashkiak. Takim plot entusiazem, plot siguri per fitoren e 14 Majit. Nje fitore kjo e e Koalicionit tone “Bashke Fitojme”. Nje fitore kjo e forces kryesore te tij, Partise Demokratike. Nje fitore, qe do te sjelle per banoret plot vlera ndryshimin e domosdoshem e te shume pritur.

Nje fitore, qe do te ndertoje nje model ndyshe komunikimi me njerezit, per te qene Bashkia e qytetareve e per qytetaret. Nje bashki krah qytetarit, qe do te nxjerre e ndryshoje kete komunitet e jo vetem nga “ditet e errta” ku e ka cuar qeverisja e “Rilindjes”, ose me mire e “vrasjes” se aspiratave qytetare. Tashme ora po numeron mbrasht edhe ne Dropull, per ata qe me politikat e tyre te mbrapshta e kane kthyer ne nje “shkretetire” ate zone me mundesi te medha. E kane zbrazur nga banoret e tij, e kthyer ne nje boshllek pa jete. … Ndryshimi po vjen… 14 Maji per te rikthyer Dropullin e jo vetem ne normalitet.