SpaceX gati për lëshim/ Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë do të provojë lëshimin e saj të parë drejt atmosferës
Orët janë duke u numëruar mbrapsht. Starship, raketa me e fuqishme e ndërtuar deri më tani do të lëshohet në atmosferë për të kryer një rrotullim të plotë rreth globit.
Starship, raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është gati për lëshimin e parë nga Toka!
Është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan Elon Musk.
120 metra e lartë dhe është projektuar të ketë dyfsihin e fuqisë të çdo rrakete tjetër.
Testimi përfundon me një rrotullim të plotë rreth globit.
Megjithatë Musk nuk e ka përjashtuar dështimin e misionit. Sipas tij është normale që një raketë në daljen e saj fillestare të mos ketë sukses.
“Është lëshimi i parë i një rakete shumë të komplikuar, gjigante, kështu që mund të mos ngrihet nga toka. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm dhe nëse shohim ndonjë gjë që na shqetëson, ne do ta shtyjmë lëshimin”, tha ai.
Musk e sheh Starship si një ndryshim potencial dhe rritje të jashtëzakonshme të mundësisë për të çuar me të vërtetë njerëz në Mars, tha këshilltari i SpaceX.
Parashikohet që mijëra spektatorë të arrijnë në vendet bregdetare të Gjirit të Meksikës për të parë spektaklin të emocionuar se automjeti mund të sjellë në një epokë udhëtimesh ndërplanetare edhe për njerëzit e zakonshëm.
Duke supozuar se gjithçka do të shkojë sipas planit, Starship do të ngrihet lart teksa 33 motorët në fund të përforcuesit me karburant metani do të digjen për 2 minuta e 49 sekonda.
Në këtë pikë, dy gjysmat e raketës do të ndahen dhe pjesa e sipërme, do të vazhdojë me motorët e saj për gjashtë minuta e 23 sekonda të tjera.
Në këtë kohë, ai duhet të fluturojë mbi Karaibe, nëpër hapësirë më shumë se 100 km mbi sipërfaqen e tokës.
SpaceX do të zbresë gradualisht për të fluturuar pak mbi ujërat e Gjirit të Meksikës dhe më pas do të lejohet të rrëzohet dhe të fundoset.


