Tjetër "zarf i zi" për punonjësit e Amazon, shkurtohen 9000 vende pune
Amazon do të shkurtojë edhe 9000 vende pune. Kështu ka thënë drejtori menaxhues Andy Jassy në një letër dërguar punonjësve.
“Po ju shkruaj, thuhet në komunikatë, për të ndarë me ju se synojmë të eliminojmë edhe 9000 pozicione të tjera në javët në vijim. Ky është një vendim i vështirë, por ne besojmë se është për të mirën afatgjatë të shoqërisë”.
Vendimi u mor në dritën e pasigurisë që karakterizon kontekstin makroekonomik ndërkombëtar dhe nevojës për të optimizuar kostot e kompanisë.
Masa vjen pas një raundi të madh shkurtimesh të vendeve të punës, që preku rreth 18,000 punëtorë, midis nëntorit 2022 dhe janarit 2023.
“Kompania aktualisht është e fokusuar në optimizimin e kostove duke investuar në kënaqësinë e klientëve”, thuhet në deklaratë.
Masa do të prekë kryesisht punëtorët në divizionet për cloud computing, burimet njerëzore dhe reklamat.
