Shkelen rregullat për fëmijët, Britania gjobë marramendëse për "Tik Tok"

Britania ka gjobitur me 12,7 milionë paund për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve.

Një hetim nga Zyra e Komisionerit të Informacionit  zbuloi se plikacioni për shpërndarjen e videove përdorte të dhënat e fëmijëve nën moshën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve.

Në raport nënvizohet se TikTok lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar të kësaj moshe të përdorin platformën në vitin 2020.

Në reagimin e saj TikTok ka deklaruar se ka "investuar shumë" për të ndaluar regjistrimin ee personave nën 13 vjeç në aplikacion.

"Ekipi ynë i sigurisë prej 40,000 personash punon gjatë gjithë kohës për të ndihmuar në mbajtjen e platformës të sigurt për komunitetin tonë," tha një zëdhënës, i cili shton se nuk pajtohemi me vendimin që ka të bëjë me periudhën maj 2018 - korrik 2020. Ne do të vazhdojmë ta shqyrtojmë vendimin dhe po shqyrtojmë hapat e ardhshëm ."

Pavarësisht rregullave të TikTok që kërkojnë që fëmijët nën 13 vjeç të kenë pëlqimin e prindërve për të përdorur platformën, Zyra e Komisionerit të Informacionit në Britani deklaron se shumë fëmijë e kishin anashakaluar këtë kriter.