PD garon me Bejkon për Tiranën, Karabina drejtoreshë e komunikimit për fushatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2023, 22:10
Pedagogia Mirela Karabina e ftuar në "Drejt" zbuloi se do të jetë drejtoreshë e komunikimit për fushatën e kandidatit të PD-së për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.
Karabina: Për Tiranën nga PD është Roland Bejko dhe këto ditë ka dalë pothuasje në të gjitha mediat dhe ka shpalosur alternativën dhe pse qytetarët duhet të votojnë Bejkon dhe kandidatët e PD për këshilltarë nën këshillin bashkiak. Nesër që nis fushata, grupi i punës ka përpiluar programin, janë përgatitur dhe broshurat. Jam drejtoresha e komunikimit të fushatës për Tiranën. Do të kemi dhe ne një këngë, një spot të fushatës. Ne nuk do ta hapim nesër fushatën.
