Berisha nga Kuvendi: AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha, duhet të ndryshojë ligji

Nga Foltorja e Kuvendit, Sali Berisha u shpreh AMA është kompromisi më i shëmtuar mës Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Ai shtoi se që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre, duke marrë nën kontroll të plotë AMA-n.

Berisha: Sot diskutohet këtu për AMA-n, ai është një institucion i arkivuar. AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha. Që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre. E çfarë mund të presësh ti. Të dy janë një! Si ajo zonja Amela, si ajo tjetra që ishte zëdhënësja reale e Bashës, e Bravës.

Faktikisht Edi Rama ka sot kontroll të plotë mbi AMA-n. E para, duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA. Nëse nuk duam të tallemi me Europën.