Kejvina i del në mbrojtje Efit: Kiara xheloze ndaj saj se e do publiku, e ka mendjen tek fama
Miqësia mes Kiarës, Luizit dhe Efit duket se është krisur. Mbrëmja e djeshme u shoqërua me debate të forta mes ciftit dhe Efit.
Efi deklaroi se u ndje e zhgënjyer nga ata që i konsideronte miq ndërsa Kiara e sulmoi duke i thënë se nuk e kishte mbështetur jashtë dhe kishte pvrfituar nga fama e saj.
Për këtë debat ka patur reagime të shumta në rjret, ndër to dhe ish-banorja Kejvina Kthjella që shpesh ka shprehur mendimine saj për lojën e ciftit.
Në një story në Instagram Kejvina shprehet se Kiara ka xhelozi ndaj Efit se e do publiku, se është më e zonja se ajo në lojë.
Sa i takon Luizit ajo shprehet se ai i besoi të dashurës së tij edhe pse ajo e ka mendjen tek fama dhe jo tek dashuria për Luizin.
"Kiara po shkatërron Luizin, dhe fama po shkatërron Kiarën," e mbylli modelja shkrimin.
