"Füde Dinner Experience", trendi i ri i organizimeve private ku veshjet nuk lejohen
“Füde Dinner Experience” është trendi i ri po bën bujë në Nju Jork. Është një darkë me një kod veshjeje të veçantë, ku ulesh krejtësisht lakuriq në tryezë dhe darkuesit janë të panjohur me njëri-tjetrin.
Përvoja e darkës Füde është "një hapësirë çliruese përmes gatimit me bazë bimore, artit, lakuriqësisë dhe dashurisë për veten", sipas një raporti të New York Times.
Prezantuesja e kësaj darke lakuriqësie është modelja dhe artistja Charlie Ann Max.
Me një kosto prej 88 dollarësh dhe miratim paraprak, të ftuarit ulen në tavolinë me të panjohur të tjerë dhe për njëfarë kohe, duke shijuar një menu vegane, ata zhvishen nga çdo tabu.
Charlie Ann Max tregon se ka disa arsye pse njerëzit dalin lakuriq në këtë darkë.
Sipas saj disa prej tyre duan që të ndihen më të lidhur me trupin e tyre, të tjerët duan të krijojnë miqësi të papenguara.

Darkueset janë kryesisht femra, por nuk përjashtohen as meshkujt.
Çdo darkë “Füde Experience” ka një temë, për shembull “Vetëdashuri” ose “Muze/Muze”.
Darka e Fundit në Nju Jork u fokusua në ciklin menstrual, “Embracing Your Inner Rhythms: for Individuals to Connect ëith their Menstrual Cycles”.
Max filloi të eksperimentonte me disa ngjarje të zhveshura, në vitin 2020.
Në fillim, ishte vetëm me ftesë, por ndërsa u përhap lajmi në mediat sociale, darkat u shtuan dhe kërkesat u derdhën nga e gjithë bota.
Tani modelja është e ndarë mes Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit.