Macron paralajmëron Francën për mungesë uji gjatë verës së ardhshme
Emmanuel Macron dha alarmin për një mungesë të mundshme uji në Francë verën e ardhshme, duke kërkuar nga disa bashki në vend që të marrin masa që tani.
Siç përmendi ai, nga buxheti i shtetit do të ndahen afërsisht 180 milionë euro, të cilat do të vihen në dispozicion të 2000 komunave dhe komuniteteve që mund të kenë probleme me furnizimin me ujë gjatë verës.
Presidenti francez nënvizoi se duhet të ketë një program kursimi të ujit në verë, i ngjashëm me atë që ekzistonte për kursimin e energjisë në dimër. Qëllimi është të arrihet një reduktim 10% i konsumit të ujit në Francë deri në vitin 2030.
Emmanuel Macron njoftoi gjithashtu një program investimi për të përshtatur termocentralet bërthamore ndaj ngrohjes globale, duke theksuar se 12% e ujit të konsumuar në Francë konsumohet nga termocentralet.
Macron tha gjithashtu se dëshiron të krijojë "çmime progresive" për ujin në Francë që do t'i lejojë konsumatorët e vegjël të paguajnë më pak për metër kub.

