Kursimi i energjisë/ Rritet kërkesa për panelet fotovoltaike, “Smart Life”, pikë riferimi në Ballkan
Smart Life Group është kompania italiane që në Shqipëri o ofron teknologjinë më të lartë të paneleve fotovoltatike. Madje, si pikë orientimi në Ballkan, produktet janë nga më të njohurat në botë. Po ashtu, një tjetër risi janë dhe shërbimet e tjera të cilat lidhen drejtpërdrejtë me eficiencën e energjisë.
Me synimin e qartë për t’u bërë një pikë referimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe gjithë Ballkanin, “Smart Life Group” është kompania italiane që po ofron me standardet më të larta teknologjinë dhe cilësinë më të lartë në instalimin e paneleve fotovoltaike, të cilat po përqafohen nga shumë biznese shqiptare për kursimin e energjisë elektrike.
Ceo i kësaj kompanie, Daniele Cairo, sqaron objektivat për bashkëpunimin e “Smart Life Group”.
Daniele Cairo: Objektivat e Smart Life Group janë për të qenë pikë referimi për shpërndarjen e energjisë së rinovueshme, eficensën e energjisë për instalatorët, konstruktorët dhe për kontratat publike. Ne kemi punuar me Aniza Noemi, impiantin fotovoltaik 50 kilovat, jemi duke punuar me Ujin Lajthiza në Pukë dhe në Tiranë, me Coca–Cola, përmes marrëveshjes që kemi bërë prej 1 viti, dhe me impiante të tjerë në fazë përfundimtare.
Smart Life group vjen ne Shqiperi jo vetem me panelet fotovoltaike por edhe me sherbime te tjera te cilat lidhen drejt perdrejt me eficiencen e energjise. Ai tregon edhe per pikat e forta ne treg te Smart Life group dhe pse nr i klientave ka ardhur gjithnjs ne rritje.
Daniele Cairo: Shumica prej tyre janë biznese të mëdha. Shpërbimet e tjera që ofrojmë janë eficenca energjitike me pompa të nxehtësisë dhe ofrojmë konsulencë 360 gradë te kilientët për të përmirësuar aspektin energjitik, me ndricim, me projekte smartcity dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me energjinë elektrike. Pikat tona të forta janë kompetenca, serioziteti, besueshmëria dhe mbi të gjitha me një pikë referimi unik mund të marrësh më shumë shërbime.

