Berisha: Nesër në pushtet PD do të realizojë projektet e Beratit, Demo dëshmitar i mashtrimit të Ramës

Nga Berati ku prezantoi kandidatin e Primareve, Sali Berisha u shpreh se nesër në pushtet PD, do të realizojë projektet e Beratit, do të realizojë sistemin e Osumit.

Ai tha se Ervin Demën do ta lerë në ishullin e gënjeshtrës së Edi Ramës, pasi ai nuk e ka premtuar, por u bë dorëzënë, u bë dëshmitar i rremë i mashtrimit të Ramës.

Berisha: Ju garantoj se nesër në pushtet PD, do të realizojë projektet e Beratit, do të realizojë sistemin e Osumit. Inxhinier Ngjeçari më ka sjellë mua në zyrë dy projekte. Njëri i një arkitekti të madh italian dhe njëri i viteve ’90. Kryetari juaj i ardhshëm i bashkisë, do ti paraqesë të gjitha para jush, do të jeni ju se kë do të zgjidhni, qeveria do ti financojë ato.

Ervin Demën do ta lemë në ishullin e gënjeshtrës së Edi Ramës. Ervini nuk e ka premtuar, por u bë dorëzënë, u bë dëshmitar i rremë i mashtrimit të Edi Ramës, ndaj dhe aty do e lemë.  Berati do të ketë boshtin e vet dhe boshti i Beratit është boshti i jugut.  Çdo udhëtar që vjen për të vizituar Shqipërinë nuk duhet të shkojë në Tiranë apo Durrës, pa u ndalë në Berat. Pa u ndalë për të vizituar njërën nga mrekullitë mahnitëse të qytetërimit tonë, të qytetërimit perëndimor, të qytetërimit botëror.