Vasili: Rrezikohet jeta e qytetarëve nga urbanët sepse ofrohet një shërbim mizerabël
Përmes një statusi në Facebook, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se vazhdojnë aksidentet e urbanëve në tiranë.
Ai thekson se rrezikohet jeta e qytetarëve sepse Bashkia e Tiranës ofron një shërbim urban mizerabël më anë të urbanëve të linjës.
Vasili: Autobuzi urban permbyset tani ne Sauk! Pasojat e menaxhimit te korruptuar te Bashkise se Tiranes nuk ndalen. Vazhdojne pa u ndalur aksidentet e autobuzave te linjave urbane te Tiranes. Shtate te plagosur nga ky aksident. Rrezikohet jeta e qytetareve sepse Bashkia e Tiranes ofron nje sherbim urban mizerabel.
Keshtu ndodh kur qeveris Veliaj me gjithe zorzopët e tij. Keta llafazane e grabitqare, qe bejne vetem propagande te peshtire dhe qe kane pushtuar Bashkine e Tiranes duhen larguar sa me pare si njerez te demshem dhe shperdoruesit me te medhenj qe ka pare historine e qytetit.
