Meta në Prrenjas: Kur t'ju marrin nga Rilindja për votën, thojini që e keni të sigurtë
Ilir Meta fushatën për zgjedhjet vendore këtë të dielë e ka ndalur në prrenjas. Duke kërkuar votën për kryetarët e bashkive të propozuar nga Berisha dhe këshilltarët e partisë së lirisë ai akuzoi se Rama në katër vite falimentoi pushtetin vendor.
Edhe këshilli bashkiak është i rëndësishëm sa parlamenti sepse aty merrren vendime. Edhe Kavajën e falimentuan dhe nuk lanë gjë pa falimentuar," tha Meta.
Madje Meta akuzoi dhe për kandidatura të inkriminuara prej PS, e për këtë iu referua listës së katër viteve më parë.
"Rama edhe kur e dinte që garën për zgjedhje do ta bënte pa opozitën, dhe bëri listën që do të emëronte në vend që të zgjidhte nga njerëzit më të shquar të ndritur që mudn të kishte PS, 1/3 e kryetarëve të tij ose sjanë më zyrë, ose janë në kërkim ndërkombëtar ose janë të thirrur për korruspion," tha Meta.
Para mbështetësve, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se mazhoranca nuk ka në vëmendje qytetarët. Duke iu referuar nivelit të borxhet, ai shton se qeveria nuk shpërndan fonde as për bujqësinë
"Ku i çoi ky 6-7 mln euro që i ka marrë borxhit? Më thoni një rrugë që ka mbaruar. Kush është mbështetja që i japim ne bujqësisë dhe kush ëshët ajo që jep Maqedonia. Atje do vetëm për çdo kokë bashki që merr subvencion, por dhe për qentë që ruajnë bagëtitë jep subvencion shteti," tha ai.
Në Prrenjas ai kërkoi votën për opozitën, por nuk harroi të kujtonte se PS do të ushtrojë presion te zgjedhësit
"Nga Rilindja mund tju marrin tju pyesin, thoini që "X" motra ime na ka thënë se e keni votën të sigurtë. Atje, tha, e kanë derrin tek kutia," tha Meta.
Partia e Lirisë në 14 maj do të jetë në listë me këshilla ne koalicion me demokristianët dhe PDK, teksa për kryetarët në KQZ do të dorëzohen emrat e votuar në primaret e demokratëve.
