Ishmi si vendgrumbullim plehrash/ Ndotja e lumit, alarmante. Banorët: Askush nuk ndërhyn!
Ndotja në Lumi Ishëm ka marrë përmasa alarmante në Fushë-krujë. Pamjet që vijnë nga atje janë dramatike për banorët, ndërsa këto të fundit thonë se lumi është kthyer në vendgrumbullim mbetjesh.
Këto pamje janë të lumit Ishëm në Fushë-Krujë!
Plastikë, karton dhe mbeturina të tjera mund të gjenden në të gjithë shtratin e lumit!
Ndotja ka arritur nivele alarmante.
Banorët e zonës thonë se janë të shqetëuar për situatën!
“Ky është lumë shumë i pisët, me ndotje si: plastmas, drunj. Na është thënë që do ta pastrojnë lumin, por akoma sot e kësaj dite nuk është bërë”.
“Lumi është i pisët dhe mbart ujëra të zeza, shishe dhe shumë mbeturina”
Në shumë vende lumi është kthyer në vendgrumbullim mbetjesh.
“Kam një tokë të kushëririt tim këtu, ku hidhen mbeturinat të gjithë atje. A i sjell bashkia, apo ndokush tjetër, ajo që shihet është se ka shumë pisllëk. Na infektohen fëmijët se nuk po flasim për vete pastaj”
“Nuk ka asnjë lloj kontrolli dhe asnjë lloj ndërhyrjeje për ta zgjidhur këtë problem”.
Institucionet vendore thanë jo zyrtarisht se lumentë janë në varësi të Ministrisë së Mjedisit, ndërsa nuk komentuan ndotjen e madhe të kësaj zone.



