Meta takon sipërmarrësit e rinj të kryeqytetit: 20 mijë euro çdo të riu që krijon një biznes social apo start-up

Kreu i PL Ilir Meta ka takuar sot të rinj e të reja të kryeqytetit që janë sipërmarrës në biznese të ndryshme.

Gjatë takimit ai është shprehur se Partia e Lirisë propozon dhënien e 20 mijë eurove për cdo të ri/re që do të nisi një biznes social apo start-up.

"Kënaqësi të takohesha sot me të rinj dhe të reja, sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë.

Partia e Lirisë propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.

Mbështetja e të rinjve për hapjen e biznesve sociale, inkurajimi më i madh që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe që shpopullimi të frenohet," u shpreh Meta.