Subvencionet në bujqësi/Nisin të hënën aplikimet online fermerët të pakënaqur me skemat mbështetëse
Duke nisur nga e hëna fermerët dhe blegtorët në të gjithë vendin mund të aplikojnë online për skemat mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR. Përfaqësusit e ministrisë thanë nga Shkodra se këtë vit pritoritet do të jetë mbjellja e grurit, ndërsa fermerët në Fier u shprehën mosbeses për skemat mbështetëse.
E hëna e 20 Marsit shënon hapjen e thirrjeve për aplikime të fermerëve që mund të përfitojnë nga skema të ministrisë së bujqësisë dhe AZHBR.
Sivjet prioritet do të ketë blegtoria dhe mbjellja e grurit, pas krizës që po përjeton Europa që pas nisjes së luftës në Ukrainë.
"Ka njëfarë tendence në rënie, Ministria e Bujqësisë ka menduar të vazhdojë në këtë drejtim duke mbështetur më fuqimisht blegtorinë. Gjithashtu dhe për disa forma të tjera që lidfhen me grurin, bletarinë dhe peshkimin," tha Roland Kristo, zv/ministër i bujqësisë.
Nikolin Shqau përfaqësues i shoqatës së fërmereve në Shkodër, thotë se skema e përfitimit për 50 krerë i pengon fermeret si ai që kanë mbi 100 krerë. Problem mbetet edhe subvensionimi i qumështit me rritjen e cmimit.
"Ne si fermerë nuk i bien mendja njeriu për ne. Sot po shikonim programin e AZHBRS-së. Unë kam mbi 100 krerë lopë në mal dhe nuk më japin subvencionim, vetëm për 50 krerë," tha ai.
Në Fier fermerët dhe blegtorët shprehen mosbesues në përfitimin nga kjo skemë.
Tqzhgenjyer nga subvencionet e pamjaftueshme qe kane perfituar gjate viteve te meparshme ata pohojne njezeri se sektori i blegtorise eshte drejt shkaterrimit.
"Në lidhje me blegtorinë është një proces i vështirë dhe po e lënë njerëzit.
Shita lopë se nuk kisha përkrahje. Mora dele, dhe ato i hoqa.
Mund të kem marrë një herë më përpara, vetëm një herë kam marrë. Vjet kam përfituar.
Kisha 15 krerë, vetëm 4 kanë ngelur," thonë ata.
Mbështetja për fermerët do të zbatohet nëpërmjet 9 masave nga 5 qe ishte një vit me parë. Aplikimi kryhet online .