Përmbytje në Australi, kanguri i vogël shpëtohet nga me krokodilë (Video)

Policia në Australi ka shpëtuar një kangur të vogël nga ujërat me krokodilë gjatë fundjavës në Burketown.

Kanguri u pa duke notuar pranë dy krokodilëve të mëdhenj nga një pilot helikopteri, i cili njoftoi policinë e Queensland.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje rekord në rajon, me autoritetet lokale që thanë se banorët duhej të transportoheshin me avion në vende të sigurta.