Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali që plagosi bashkëkombësin

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pak ditë më parë në Itali, pasi akuzohet se ka plagosur bashkëkombësin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër-arresti dhe se ndalimi i tij është kryer më datë 8 mars.

Ndërsa, plagosja ndaj bashkëkombasit të tij është kryer më 4 mars. Viktima ishte një 48-vjeçar, i cili ka qenë në furgon bashkë me autorin, kur është qëlluar me armë zjarri. Aktualisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

43-vjeçari shqiptar akuzohet për tentativë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.