Rusia përparon në front/ Forcat e Putinit sulme nga toka e nga ajri për të marrë Bakhmutin
Forcat ruse kanë përparuar në betejën për të marrë qytetin e minierave të kripës Bakhmut. Në kulmin e kësaj beteje, polonia ka thënë se mund ti japë ukrainës avionë ushtarakë sulmi në 6 javët e ardhshme. BE ka rritur fondin e ndihmës për Ukrainën ndërkohë që aktivistet në moskë akuzojnë Rusinë se po dërgon në ukrainë gratë e burgosura.
Polonia mund të transferojë avionët e luftës MiG-29 në Ukrainë në gjashtë javët e ardhshme. kryeministri polak Mateusz Morvviecki e kishte bërë një deklaratë të ngjashme edhe më 17 shkurt, por asokohe theksoi se dërgimi i avionëve në frontin e luftës mund të bëhej vetëm në koalicion me vendet e tjera të NATO-s.
Polonia ka 28 avionë luftarakë MiG-29, megjithatë numri i atyre që mund të transferohen në Ukrainë nuk është bërë ende i ditur. Më herët, Sllovakia ka premtuar se mund të transferojë avionët MiG-29 që disponon në Ukrainë. Ndërkohë të martën, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi rritjen e Fondit me 2 miliardë euro, nga i cili financohet ndihma ushtarake për Ukrainën.
Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell tha se vendimi rrit tavanin financiar të ndihmës në mbi 7.9 miliardë euro. Në frontin e luftës Rusia i ka përqendruar përpjekjet e saj tashmë disa javore në drejtim të pushtimit të qytetit Bakhmut, ku beteja është tepër e ashpër në katër zona ku forcat e putinit kanë shënuar përparim.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ukrainës, ushtria ruse kreu 30 sulme ajrore dhe ka hedhur 8 raketa, si dhe qëlloi gjithashtu me 33 predha nga MLRS. Nga ana tjetër në rajonin Kherson, Forcat e Ukrainës qëlluan në bazën e një njësie ruse ku u shkatërruan 4 njësi automjetesh të blinduara dhe të paktën 15 ushtarakë ruse u vranë.
Ndërkohë aktivistet kanë akuzuar Rusinë se po dërgon gra të burgosura për të punuar në rajonet e pushtuara në lindje të Ukrainës. Këto akuza nuk janë komentuar nga Moska zyrtare.