Tensione mes dy Koreve/ Veriu teston dy raketa, përplasja në kohën kur nisi stërvitja me SHBA

Testimi i dy raketave balistike ka ngjallur sërish debat mes dy koreve. Jogorët kanë akuzuar se nismat janë të qëllimshme, ndërsa janë marë masa për rritjen e sigurisë

Marëdhëniet mes dy Koreve vijojnë të jenë të tensionuara për shkak të eksperimenteve ushtarake të shtetit komunist, drejtuar nga Kim Jong.

Seuli ka deklaruar të martën se Veriu ka lëshuar sërish dy raketa balistike me rreze të shkurtër, çka përbën lancimin e dytë të tillë nga Pheniani brenda 3 ditëve. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane ka thënë se raketat kanë fluturuar rreth 620 kilometra.

“Ushtria jonë ka rritur vëzhgimin dhe vigjilencën, në përgatitje e sipër për të tjera prova bërthamore”, kanë bërë me dije zyrtarët ushtarakë.

Zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Hirokazu Matsuno, deklaron se ato nuk kanë prekur ujërat e Japonisë, ndonëse Tokio dyshon që Koreja Veriore mund të kryejë “hapa tjerë provokativë”.

KoreanoVeriorët dyshohet se janë duke zhvilluar një lloj rakete me rreze të gjatë, Hëasong-17.

Por, ekspertët besojnë se kanë dështuar disa herë në testim e saj.

Ngjarja përkon me kohën kur Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake të pesë viteve të fundit.

Projekti ka nisur të hënën e 13 Marsit dhe do të zgjasin 10 ditë.

Uashingtoni dhe Seuli kanë rritur bashkëpunimin e tyre ushtarak, pas rritjes së kërcënimeve bërthamore nga Koreja Veriore, e cila ka testuar një seri të armëve të ndaluara muajt e fundit.

Në vitin 2022, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpalljen e vetes si shtet me armë bërthamore. Lideri i saj, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.