Makina përfundon në kanal në autostradën Levan-Vlorë, 3 të plagosur

Një automjet tip Hunday, ka përfunduar na kanal në autostradën Levan Vlorë.

Një cift të moshuarish te cilët vinin nga Tirana në drejtim të Vlorës kanë humbur kontrollin duke dal në një kanal jashtë rrugës.

Të dy të moshuarit dhe një pasagjer janë plagosur dhe janë nisur drejt spitalit të Vlorës.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 16: 17, në autostradë Fier-Vlorë, shtetasi G. A., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Hyndai", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit kanë ngelur të dëmtuar 3 pasagjerët shtetasit Q. A, N. A, dhe V. A., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.