Digjen kazanët e mbetjeve në Durrës
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 13 Mars 2023, 19:22
Kontejnerët plastikë të mbetjeve, të vendosur kohëve të fundit, duket se nuk e kanë të gjatë në Durrës.
Çdo ditë, sheh ndonjë prej tyre në flakë.

Incidenti i fundit ishte sonte në një nga rrugët kryesore të qytetit, ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve në dy prej kazanëve.