Gruaja masakron dhe ha të gjallë kavien e vajzës, dënohet me një vit burg

Një nënë e varur nga droga është burgosur për një vit pasi hëngri lloj brejtësi kafshësh të vajzës së saj.

Emma Parker, 39 vjeç, u pa duke prerë kafshën e gjallë përpara se ta hante atë në videot tmerruese të shpërndara në internet.

Dy klipe tronditëse u dërguan në RSPCA nga një person.

Videoja e parë e gjatë 27 sekonda tregoi Parkerin duke e prerë me një thikë të madhe objektin ku ndodhej brejtësi, dhe më pas duke e prerë përgjysmë kafshën ende të gjallë.

Një video e dytë tregoi Parker duke mbajtur një shishe me ujë dhe më pas duke ngrënë dy gjysmat e prera të lloj brejtësi tashmë të ngordhur.

Në polici, gruaja pranoi se e kishte bërë një gjë të tillë me justifikimin se po e ndihmonte brejtësin të ngordhte pasi ishte kafshuar nga një prej qenve të saj më herët gjatë ditës.

Parker tha se incidenti ndodhi në shtëpinë e saj në mes të majit, por nuk pranoi të përmendte emrat e atyre që filmonin pamjet, duke i thënë policisë "ata nuk janë njerëz të mirë".