Gjeorgjia tërheq ligjin e stilit rus: S'ka kufizim të lirisë së medias dhe shoqërisë civile

Partia në pushtet e Gjeorgjisë ka njoftur tërheqjen e ligjit për kufizimin e mundshëm të lirisë së medias dhe shoqërisë civile. Për ditë të tëra, mijëra qytetarë protuestuan në kryeqytet teksa ligji i cili pasqyronte legjislacionin rus do të kalonte në Parlament.

Qeveria e Gjeorgjisë ka njoftuar tërheqjen nga parlamenti të projektligjit sa I përket kufizimit të mundshëm të lirisë së medias dhe shoqërisë civile.

Ky vendim ka ardhur pas disa ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet.

Projektligji, i cili kërkonte që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin mbi 20% të financimit të tyre nga burime të huaja, të regjistroheshin si "agjentë të ndikimit të huaj", duke nxitur protesta masive në Tbilisi, të cilat u shpërndanë me dhunë nga policia.

Anëtarët e Parlamentit Evropian Maria Kaljurand dhe Sven Mikser, të dy figura kyçe në marrëdhëniet me Gjeorgjinë, kritikuan ligjin e propozuar.

Në një deklaratë, delegacioni i BE-së në Gjeorgji tha se masa për të hequr ligjin ishte një "njoftim i mirëpritur" dhe inkurajoi udhëheqësit të rifillojnë "reformat pro-BE".

Gjergjia ka aplikuar për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian dhe ka kërkuar të bashkohet me NATO -n. Zyrtarët e BE -së kishin dënuar projektligjin si të papajtueshëm me vlerat e BE -së.

Më shumë se 60 media dhe grupe të shoqërisë civile u zotuan muajin e kaluar se nuk do ta respektojnë këtë ligj, nëse ai do të miratohej.

Partia Ëndrra Gjeorgjiane dhe aleatët e saj përmendën "ndarjet në shoqëri" të shkaktuara nga ligji i propozuar si arsye për tërheqjen.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ishtë zotuar se do të vendoste veto ndaj projektligjit.

Kritikët thanë se ky ligj pasqyronte legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike atje.

Ndikimi rus është një çështje e ndjeshme në Gjeorgji. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, pas së cilës Moska njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër, Abkhazinë, si vende të pavarura dhe vendosi mijëra ushtarë të saj në ato zona.