Zgjedhjet e 14 majit, Rama mbledh kryesinë e PS-së

Kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur prej orës 08:30 të mëgjesit të sotëm kryesinë e PS.

Mbledhja është bërë me fokus zgjedhjet e 14 majit.

Burime për Ora News bëjnë me dije se në mbledhje do të diskutohet mbi kandidatët dhe organizimin e zgjedhjeve.

Në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, dje ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim zhvilloi takime me partitë që do të marrin pjesë. Konkretisht me Enkeled Alobeaj, Damian Gjiknurin dhe Ilir Metën.

Zgjedhjet e 14 majit, Rama mbledh kryesinë e PS-së