Dy festa në një 1 ditë, Ilir Meta uron Elona Gurin: Edhe 100 vite të tjera për Uraganin e rinisë

Për anëtaren e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Elona Guri, data 8 masr nuk është vetëm një ditë feste për të si grua , por ajo shënon dhe datën e lidnjes së saj.

E në këtë kontekst një urim i vaçantë për të vjen nga kryetari i saj, Ilir Meta i cili i uron edhe 100 vite të tjera për “Uraganin” e rinisë.

“Shumë lule dhe urime për ditëlindjen e Elonës sot në këtë ditë të shënuar për nënat, gratë dhe vajzat tona.

Elona dikur një gjimnaziste 15-vjeçare kur e kam takuar për herë të parë dhe Elona sot një nënë me dy vajza të mrekullueshme merr kaq shumë lule dhe urime nga qindra e mijëra të rinj e të reja, të cilët i ka mbështetur në sfidat e tyre dhe i ka frymëzuar me guximin dhe optimizmin e saj të përhershëm që të mos dorëzohen kurrë.

Edhe 100 vite të tjera për Uraganin e rinisë!

Partia e Lirisë uron 8 Marsin, Gëzuar!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.