Shehi: Nuk të bën fuqi politike një takim me Yuri Kim! Drejtësia amerikane do ti çmontojë horrat ballkanikë
Dashamir Shehi, kreu i LZHK, nuk është i surprizuar nga fakti se Yuri Kim shmangu në takimet e saj politike grupin e Berishës.
Në "Ora e Betit" ai thotë se ky është një konflikt 1 vjeçar, në gjykimin e tij i panevojshëm.
Megjithatë peshën e takimeve e sheh të dobët, pasi për Shehin diplomatja nuk vendos për votat e shqiptarëve.
Shehi: Ka një vit që ndodh, kjo punë dihej. Problemi është se ne po shkojmë në zgjedhje, duhet të krijojmë një klimë barazie dhe lirie për të gjithë. Ideja se mund të pilotohen simpatitë zgjedhore me takime diplomatike nuk është fort e këndshme. Që ti bëjë të pranueshme takimet duhet ti marrë me radhë, se nuk ka kuptim.
Midis PD së Berishës dhe SHBA ka pasur gjithnjë një fërkim dhe sherr i panevojshëm për mua dhe i gabuar nga ana e demokratëve se nuk na e kanë fajin amerikanët për këtë punë. Shpesh herë gjuha e Berishës dhe ndjekësve të tij është një gjuhë jopolitike. Ka krijuar këtë mur dhe fërkim mes palëve.
Kemi kohë të mjaftueshme deri për zgjedhje të merremi me këto probleme. Me këtë situatë mund ti bëjmë qejfin Edi Ramës dhe të jetë ai përfituesi i kësaj demokracie formale. Meqë të takon Ambasadorja amerikane nuk është se bëhesh fuqi politike. Ajo zonja bën punën e vetë, ne këtu kemi punën tonë. Nuk më ka pëlqyer kurrë konflikti se është krijuar përshtypja në popull sikur Amerika është me të majtët, me Ramën, diçka që është krejt e gabuar.
Shyqyr që erdhi ky McGonigal. Rama bashkë me bandën që ka përqark do t'ja shikojë punën kësaj pune. Makineria e tyre e drejtësisë do ti çmontojë këta horrat ballkanikë. Aty e kam shpresën. Por Kim nuk i merr vendimet për votat e shqiptarëve.
