Meksika pranon kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e djalit të bosit të drogës "Tzapo"

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar qeverisë së Meksikës të ekstradojë Ovidio Guzman, djalin e bosit të drogës Joaquin Guzman, të njohur edhe si "El Chapo"

Ovidio akuzohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafik kokainë, metamphetamine dhe marijuana, dhe ekstradimi do të mundësonte që ai të përballet me akuzat në gjykatat Amerikane, thanë për Reuters dy burime pranë qeverisë meksikane

Trashëgimtari i "El Chapos" u arrestua nga forcat meksikane të sigurisë në muajin Janar, gjatë një aksioni të shoqëruar me luftime të ashpra në qytetin Culiacan, pjesë e Shtetit të Sinalos, që për shumë kohë ka qenë bazë e perandorisë së drogës së ngritur nga i ati.

Arrestimi pasoi një valë dhune nga kartelet e drogës që la pas dhjetra viktima.

Në vitin 2021, departamenti amerikane i shtetit kishte ofruar 5 milion dollar shpërblim për informacione që conin në kapjen dhe dënimin e tij.

Ovidio Guzman ishte arrestuar një herë më parë edhe në vitin 2019 por ai u lirua për shkak të sulmeve që përfshinë vendin.

Joaquin Guzman, "El Chapo", themelues dhe drejtues I kartelit të Drogës Sinaloa u ekstradua në vitin 2017 në shtetet e Bashkuara të Amerikës ku trafikanti famëkeq po vuan në dënim të përjetshëm.

Meksika pranon kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e djalit