Pedofilia në kishë, "pothuajse pesë mijë viktima në Portugali në 70 vjet"
Të paktën 4,815 viktima të pedofilisë janë identifikuar në Kishën Portugeze, sipas një hetimi të pavarur që ka synuar abuzimin seksual të të miturve nga kleri katolik i vendit nga viti 1950 e deri më sot.
Komisioni përgjegjës ka paraqitur konkluzionet e tij pas regjistrimit të qindra dëshmive të viktimave.
"A do të vdesim?" Trauma përndjek fëmijët turq pas tërmetit
13 Shkurt, 22:32
Hetimi u porosit nga Kisha e Portugalisë dhe raporti përfundimtar u prezantua në Lisbonë.
“Këto dëshmi na lejojnë të arrijmë një rrjet shumë më të gjerë viktimash, të llogaritur në numrin minimal prej 4,815 viktimash”, tha koordinatori, psikiatri i fëmijëve Pedro Strecht, gjatë prezantimit të raportit përfundimtar.
Paneli i ekspertëve nuk publikoi emrat e viktimave, identitetin e autorëve të dyshuar të abuzimeve apo vendet ku dyshohet se kanë ndodhur abuzimet.
Megjithatë, raporti përfundimtar përfshin një bashkëngjitje të veçantë dhe konfidenciale të të gjithë emrave të anëtarëve të Kishës të raportuar në komision, i cili do t'i dërgohet Konferencës së Peshkopëve Portugez dhe policisë.
Në raport thuhet se 77% e abuzimeve janë kryer nga priftërinjtë, ndërsa autorët e tjerë kanë qenë të lidhur me institucionet kishtare.
Gjithashtu sipas raportit, 48% e atyre që dolën përpara folën për abuzimin për herë të parë.
Shumica e viktimave të supozuara ishin meshkuj, ndërsa 47% ishin femra.
Komisioni i Pavarur për Studimin e Abuzimit të Fëmijëve në Kishën Katolike, ky është emri i komisionit, u krijua pak më shumë se një vit më parë.
Peshkopët portugez do të duhet të diskutojnë raportin muajin e ardhshëm.
Megjithatë, shumica e rasteve të supozuara kanë skaduar.

