Profesionet pas universitetit/ Të rinjtë “sakrifikojnë” arsimimin për një vend pune

Punësimi i të rinjve shqiptarë vijon të mbetet një plagë sociale prej shumë tashmë.

Kjo pasi ata detyrohen fillimisht të orientohen drejt tregut të punës si mjet për të siguruar të ardhurat e nevojshme për të përfunduar studimet e larta.

Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ku të ftuar ishin pikërisht të rinjtë, infermierja Dea Guri, banakierja Keli Ogici dhe Arjon Kuçuku, student i Fakulteti i Mjekësisë rrëfyen përvojat e tyre në përballjen e vështirë mes shkollimit dhe punësimit.

Kryefjalë e tyre ishin vështirësia e të kursyerit dhe jetesa në Shqipëri, që sipas tyre në rastet më të shpeshta bëjnë që të rinjtë sakrifikojnë arsimimin e tyre për të siguruar një vend pune.

Dhe për këtë në studiu u dha dhe një shifër shqetësuese, që rreth 80 për qind e të rinjve që mbarojnë studimet universitare nuk arrijnë të ushtrojnë profesionin e tyre, duke u detyruar të bëjnë një tjetër punë që nuk ka lidhje me atë se çfarë ata kanë studiuar dhe janë investuar prej vitesh si studentë.